Foto: Koha

Të huajt po rrisin ndikimin në futbollin e Kosovës

25 Tetor 2016 - 08:20      

Klubi i futbollit Liria, të hënën, ka prezantuar katër futbollistë të huaj. Odi Henry Chibuezen e Joel Deji Mayowan nga Nigeria dhe Mohamed Karimin e Asare Richardsin nga Gana, shkruan Koha Ditore.

Ata pritet t'i mbrojnë ngjyrat e klubit prizrenas deri në fund të këtij edicioni. Ardhja e këtyre katër futbollistëve e ka rritur në 21 numrin e lojtarëve të huaj që aktivizohen në skuadrat e Superligës së Kosovës në futboll, në stinorin e parë të plotë pas pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. Ky numër llogaritet të jetë më i madhi në Superligë.

Edhe në të kaluarën numri ka qenë i madh, por jo edhe ndikimi i tyre në klube. Këtë stinor është shumë më ndryshe dhe roli i tyre është goxha i madh.

Katër futbollistë të huaj i ka edhe liderja Trepça '89, dy nga Nigeria dhe dy nga Brazili. Drita e Gjilanit i ka dy nga Maqedonia, një nga Portugalia, një nga Brazili dhe një nga Kolumbia.
Hajvalia i ka dy brazilianë dhe një kongolez. Një kongolez, një ganez dhe një malazez i ka edhe Prishtina. Gjilani e ka një nga Portugalia, kurse Llapi një nga Maqedonia... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...