Krasniqi kundër legjendës Abraham

25 Tetor 2016 - 08:14      

Haxhi Krasniqi shumë shpejt do të boksojë me boksierin në vend të të cilit ka ëndërruar të jetë.

Krasniqi, aktualisht, boksieri më i suksesshëm shqiptar, pritet që në muajt e parë të vitit 2017 të boksojë me Arthur Abraham, boksierin me prejardhje nga Armenia që jeton në Gjermani dhe që bokson për këtë vend, shkruan sot Koha Ditore. Abraham 36-vjeçar është emër shumë i njohur në Gjermani e po ashtu në boksin evropian. Vlerësohet ndër legjendat e këtij sporti.

Është versioni WBO (World Boxing Organization) që ka vendosur që Krasniqi e Abraham të zhvillojnë një meç eliminator për titull të botës në kategorinë super të mesme të këtij versioni. Fituesi i meçit do të luftojë më pas për titull të botës, përkatësisht do të bëhet kundërshtar i detyrueshëm i kampionit aktual.

Kur Krasniqi ka nisur me boks, Abraham ishte kampion i botës. Kjo bëri që pozita në të cilën ndodhej boksieri i lindur me emrin Avetik Abrahamyan, të ishte ëndërr e Krasniqit, që në Gjermani njihet me emrin Robin. Tani Krasniqi ka rastin të boksojë ndaj boksierit që e ka parë si model.

"WBO-ja na ka zgjedhur mua dhe Abrahamin që të boksojmë me njëri-tjetrin në meç eliminator. Kush fiton, bokson më pas në SHBA me kampionin Gilberto Ramirez. Unë me shumë dëshirë dhe me krenari e pranoj këtë ofertë që të luftoj ndaj Abrahamit. Vlerësoj se kam shanse shumë të mëdha që të fitoj këtë luftë dhe edhe një herë të luftoj për titull të botës", ka thënë Krasniqi të hënën për gazetën.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...