“Njeriu nga lloçi”: 15 minuta zgjati tushi pas ndeshjes [video]

25 Tetor 2016 - 01:06      

Me afrimin e stinës së dimrit, si rëndom, dalin në pah kushtet e vështira nëpër të cilat zhvillohet futbolli nëpër Kosovë.

Dhe problemi më i madh, edhe sivjet, del të jetë lloçi, që është zëvendësuar nëpër fusha në vend të barit.

Këto kushte po i vuajnë jo vetëm futbollistët e Superligës, por edhe ata më të rinj.

Redon Bejta, futbollist i shkollës së futbollit Podujeva,është emri që u bë sensacion gjithandej në fundjavë.

Ndeshja ndërmjet Shkollës së tij të futbollit dhe Fushë Kosovës, e zhvilluar në Merdarë e që përfundoi 3:0 për Podujevën, morri fokusin e të gjithëve, duke e lënë në hije edhe Vala Superligën, raporton KTV.

Kjo fotografi e Redonit i mbuluar i tëri me lloç, ngriti shqetësimin, se ku po luajnë këta të rinj, derisa kanë kaluar 17 vite nga mbarimi i luftës.

Ai tregon tutje edhe se sa vështirë e ka pasur që pas ndeshjes ta largoj lloçin nga trupi.
“15 minuta më është dashur të merrem vetëm që ta largoj tërësisht lloçin nga trupi”, ka thënë ai për Interaktiv të KTV-së.

Edhe përkundër këtyre kushteve, pasioni dhe dashuria e tij për futbollin është më e madhe se çdo gjë tjetër.
Redoni ëndërron që nga ky lloç, një ditë të shndërrohet yll botëror tëfutbollit, dhe ti mbroj ngjyrat e kombëtares së Kosovës.

Ndërkohë babai i Redonit, Bejtush Bejta ish futbollist, deklaroi se zhvillimi i ndeshjeve nëpër kushte të tilla, ka rrezik edhe për shëndetin e fëmijëve.

Tutje ai shton se vullneti i të rinjve për tu marr me futboll është shumë I madh.

Bejtush Bejta si ish futbollist, deklaron se kushtet nuk janë përmirësuar fare, krahasuar me kohën kur ai luante, gati 30 vite më parë.

Kështu edhe pas pranimit në UEFA e FIFA, futbolli i Kosovës vazhdon të ketë pamje të zymtë gjatë fundvitit, me fusha mbuluara nga lloçi, derisa shteti e ka gojën plot sport në premtime.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...