Fabian Duro “hesht” yjet e Bayernit [video]

24 Tetor 2016 - 23:49      

Ata janë yje të futbollit botëror, por një shqiptar i ka bërë të “heshtin” para një seance stërvitore.

Lojtarët e Bayernit të Mynihut kanë mbetur të mahnitur nga aftësitë me top të shqiptarit Fabian Duro.

I ftuar nga zëvendëstrajneri i Bajernit, Pol Klement, Fabian Duro ditën e sotme shfaqi aftësitë e tij të jashtëzakonshme në zhonglimin e topin, duke marrë në fund edhe duartrokitjet e të gjithë lojtarëve së bashku me stafin drejtues të kampionëve të Gjermanisë, transmeton tch.

28-vjeçari e ka cilësuar ditën e sotme si më të bukurën e jetës së tij. Me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ai ka bërë të ditur aventurën e tij.

“Sot kam bërë shfaqje për ekipin e Bayernit para stërvitjes. Dita më e bukur e jetës time padyshim. U prezantova nga Ancelotti për ekipin e Bayernit dhe të gjithë lojtarët më përqafuan dhe duartrokitën, mora dhe disa dhurata, kam shumë video dhe foto që do postohen në të ardhmen”, shkruan shqiptari nga Kruja.

Duro u pikas pak ditë më parë nga zëvendëstrajneri i Bajernit, teksa ishte duke performuar në rrugët e Mynihut.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...