24 Tetor 2016 - 23:16
Përballja flitej se mund të bëhej për titujt vakantë WBA dhe WBO, apo vetëm IBF në të cilin kampion është Joshua.
Para disa ditësh titujt WBA dhe WBO i ishin marr boksierit britanik Tyson Fury, i cili vuante nga depresioni dhe kishte rezultuar pozitiv në dy teste të kokainës.
Pavarësisht lëndimit, një meç mes tyre pritet të mbahet gjithsesi pasi dy palët janë në bisedime, por jo në dhjetor siç raportohej. Lëndimi thuhet se ka shtyrë meçin për në pranverën e ardhshme, raporton “Daily Mail”.
“Kemi negociuar me Wladimirin dhe ekipin e tij gjatë javës së shkuar ndërsa WBA ka mbetur të vendosë. Kemi folur me menaxherin e Wladimirit dhe pas lëndimit tani duhet të përbalemi në mars apo prill. AJ do të përballet më 10 dhjetor tani ka mbetur të zgjedhet kundërshtari”, ka thënë promoteri i përballjes Eddie Hearn, transmeton koha.net.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...