24 Tetor 2016 - 21:39
Në insistimin e udhëheqësit të emisionit “Puls” se a e do kombëtaren e Kosovës, Ahmeti ka deklaruar se e do.
“Sa për të sqaruar: unë e dua përfaqësuesen e Kosovës, po ashtu e dua edhe shtetin e Kosovës. Kur i shoh ata djem të luajnë, më jep ndjenjë të mirë”, ka thënë Ahmeti.
Por, ai ka thënë se ndjenja që e ka pasur gjatë kampionatit evropian në Francë, atje ku Shqipëria arriti të kualifikohej, nuk mund të zëvendësohet.
“Dëshira ime është që t’i shoh të gjithë ata futbollistë në një reprezentacion, në një kombëtare”, deklaroi kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në ditën kur përfaqësuesja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë historike pas pranimit të FFK-së në FIFA dhe UEFA, në Facebook mori mundin të përgëzonte kombëtaren e Shqipërisë për fitoren kundër Maqedonisë, por jo edhe paraqitjen dinjitoze të djemve të Kosovës të cilët luajtën baras 1:1 kundër Finlandës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...