
24 Tetor 2016 - 20:01
“Shtete që kanë miliona euro fonde për Federatën e Xhudos do ta dëshironin Majlindën, por për ne ajo është një çështje e mbyllur. Pasi përfaqësoi Shqipërinë, Majlinda nuk do të garojë për askënd tjetër përveç Kosovës”, tha trajneri Kuka.
Por, Kuka bëri një ofertë befasuese për Shqipërinë.
“Unë kam edhe një sportiste tjetër e cila është aktualisht Kampione e Botës për të rinj në xhudo në peshën 52 kg. Është në të njëjtën peshë me Majlindën. Unë jam i gatshëm që këtë kampione t’ia ofroj Shqipërisë, me kushtin që të kem një garanci nga shteti i Shqipërisë se do të investojë tek ajo, do t’i mundësojë kushtet ekonomike” tha Kuka.
Sportistja në fjalë është Distria Krasniqi, e cila nuk mori pjesë në Rio 2016 për arsye se vetëm një sportist mund ta përfaqësojë vendin e tij në një peshë të caktuar.
“Nëse do të realizohet kjo gjë, unë do të shkoj në Olimpiadë me dy sportiste, njërën për Shqipërinë e njërën për Kosovën e me siguri që në finale edhe medaljen e artë edhe të argjendtë mund ta fitojnë këto shqiptare”, tha me mjaft optimizëm Kuka.
Mjalinda Kelmendi, sipas tij, është një shembull pozitiv për të rinjtë e Kosovës, si sportiste dhe si njeri.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...