SHGSK e AGK arrijnë marrëveshje bashkëpunimi

24 Tetor 2016 - 15:53      

Për herë të parë, që prej egzistimit, është arritur bashkëpunim mes Shoqatës së Gazetarëve Sportiv të Kosovës dhe Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kryetarët e këtyre dy organizatave, Shkëlqim Hysenaj dhe Arlind Grantolli kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në mënyrë që të ngritet kapaciteti i tyre, transmeton Koha.net.

“Normalisht që të vetëm është problem me arritë këtë qëllim, mirëpo me ndihmën e SHGSK-së do të angazhohemi që të promovojmë edhe më shumë të drejtat e gazetarëve në Kosovë. Jemi dëshmitarë që shumica prej nesh përballemi me probleme të ndryshme duke filluar me problemet që kemi në vendet ku punojmë, mirëpo edhe me institucionet si dhe mekanizmat tjerë që kanë interes për të na pengu në punën tonë të përbashkët të raportimit”, ka thënë Hysenaj pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Sipas tij hapi i parë do të jetë anëtarësimi i SHGSK-së në Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve, sepse çdo shtet ka të drejtë që në këtë institucion të përfaqësohet me dy organizata.

Ndërsa kryetari i SHGSK-së, Arlind Grantolli u fokusua te një pikë e rëndësishme e marrëveshjes e cila sqaron që gazetarët më të mirë sportiv do të zgjidhen nga SHGSK-ja.

“Ka shumë hapsirë për bashkëpunim ku përfshihet gazetaria sportive dhe gazetaria në tërësi e Kosovës. Ndër pikat kryesore të kësaj marrëveshje është se SHGSK-ja do të bëjë zgjedhjen e gazetarit sportiv të vitit dhe në këtë mënyrë e liron AGK-në, duke marrë përsipër këtë kompetencë për të nderuar më të mirët në këtë lëmi. Ka edhe pika tjera të rëndësishme si ngritjen e kapaciteteve, mbrojtjen e gazetarëve në anën ligjore etj. Ky është hapi i parë dhe besoj fuqishëm se me nisma të tilla do t’i bëjmë nder gazetarisë në Kosovë por edhe funksionimit të këtij sektori si një nga shtyllat kryesore në formimin e shtetit demokratik”, deklaroi Grantolli.

Pikat e marrëveshjes së bashkupunimit mund t’i lexoni në vijim:

-I-

Me ketë Marrëveshje Bashkëpunimi, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të mbështesë dhe këshillojë SHGSK-në në procesin e rritjes së kapacitete të organizatës.

Marrëveshja do të ketë në fokus kryesisht ndihmën teknike dhe asistimin në aplikimin e SHGSK-së në grante të ndryshme.

Në aspektin afatgjatë, AGK konsideron se është jashtëzakonisht i rëndësishëm bashkëpunimi mes organizatave respektive, pasi që të dyja kanë për qëllim, mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve në Kosovë.

-II-

Marrëveshja e Bashkëpunimit në mes të AGK-së dhe SHGSK nënkupton:

Ofrimin e ndihmës nga ana e AGK-së për SHGSK-në në zhvillimin e organizatës

AGK do të këshillojë SHGSK-në gjatë rritjes se kapaciteteve
AGK do të asistoj SHGSK-në në hartimin e projekteve si dhe aplikimin eventual

AGK do t’i ofrojë ndihmë ligjore SHGSK-së

Më këtë Marrëveshje Bashkëpunimi AGK dhe SHGSK poashtu pajtohen:

Që AGK-ja të mos organizoj çmim për gazetari sportive

Që SHGSK-ja të organizojë çmimet për gazetari sportive

Që AGK dhe SHGSK të organizojnë tryeza të përbashkëta

-III-

Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi lidhet me datën 24.10.2016 dhe zgjatë deri me datën 24.10.2020 me mundësi vazhdimi.

-IV-

Çdo mosmarrëveshje eventuale lidhur me këtë Marrëveshje Bashkëpunimi, palët kontraktuese do të zgjedhin vete e nëse këtë nuk mund ta arrijnë atëherë kompetente për çdo kontest eventual do te jete Gjykata Themelore në Prishtinë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...