24 Tetor 2016 - 15:15
Braziliani me shumë gjasë nuk do të kthehet në Serie A, pasi që ka shprehur dëshirën për të qëndruar edhe për një kohë në ‘Parc des Princes’.
Kontrata e mbrojtësit 32-vjeçar me Paris Saint-Germain skadon në verën e ardhshme, por vetë ai ka deklaruar që dëshiron ta vazhdojë atë, transmeton KP.
“Nuk më takon mua të vendos, ne duhet të ulemi dhe të bisedojmë”, ka thënë Silva.
“Në përfundim të stinorit të shkuar nisëm bisedimet me klubin, por ato u ndalën përnjëherë dhe nuk e di arsyen pse. Më duhet që ta pranoj se jam shumë i lumtur këtu dhe dua ta vazhdojë kontratën. Do të bisedoj me presidentin për të mësuar më shumë rreth së ardhmes time”, ka deklaruar lojtari.
Për Silvan janë duke u interesuar dy gjigantët e Serie A, ish-skuadra e tij Milani dhe Juventusi.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...