Foto: Ilustrim

Konfirmohen të nominuarit për ‘Topin e Artë’

24 Tetor 2016 - 11:13      

Janë konfirmuar disa nga të nominuarit për çmimin e lojtarit më të mirë në botë nga France Football.

Këtë herë do të ketë ndryshime, nga 23 sa kanë qenë më parë tani janë 30 të nominuar për më të mirin e botës, shkruan ESPN. Pas gjashtë vjete bashkëpunimi me FIFA-n, ky çmim prestigjioz rikthehet te rrënjët e saj.

I dhënë për herë të parë më 1956, për anglezin Sir Stanley Matthews, “Topi i Artë” më nuk do të votohet nga trajnerët e ekipeve kombëtare dhe kapitenët dhe mediat ndërkombëtare, por tani çmimi do të jepet vetëm nga votat e gazetarëve, transmeton Koha.net.

Në këtë vit nuk do të ketë reduktim në treshen më të mirë, por që të gjithë janë në garë për ta fituar këtë çmim, i cili do të jepet më 13 dhjetor.

Deri më tani janë të nominuar vetëm 10 lojtarë, kurse 20 të tjerët pritet të konfirmohen në vazhdim.

Deri më tani të nominuarit janë:

Sergio Aguero (Manchester City), Pierre-Emerick Aubameyang (Borussia Dortmund), Gareth Bale (Real Madrid), Gianluigi Buffon (Juventus), Cristiano Ronaldo (Real Madrid), Kevin De Bruyne (Manchester City), Paulo Dybala (Juventus), Diego Godin (Atletico Madrid), Antoine Griezmann (Atletico Madrid), Gonzalo Higuain (Juventus).

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...