Kuka me pagë të përhershme nga shteti

24 Tetor 2016 - 10:58      

Trajneri i Majlinda Kelmendit, kampiones olimpike në xhudo, Driton Kuka ka marrë shpërblimin e paraparë për arritjen kulminante në Sport.

Përmes një komunikate për media Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit bën të ditur se Driton Kuka do të marrë pagë të përhershme prej 800 euro në muaj, duke filluar nga 1 tetori, transmeton Koha.net.

“Ministri i MKRS-së, Kujtim Shala, në bazë të rregullores nr. 14/2013 për Mbështetje të Përhershme Financiare të Sportistëve, i ka ndarë vendimin për njohjen e të drejtës së mbështetjes të përhershme financiare trajnerit të xhudos, Driton Kuka, i cili do të përfitojë nga 800 euro në muaj, duke filluar nga data 1 tetor e këtij viti”, thuhet në komunikatë.

Ky vendim vjen pas rekomandimit të Komitetit Olimpik të Kosovës për trajnerin Kuka i cili i ka përmbushur kushtet e parapara për të qenë përfitues i vlerës së 800 eurove në muaj. Arsyeja për këtë përkrahje bazohet në rregulloren për mbështetje e përhershme të sportistëve që kanë fituar medalje në Lojërat Olimpike, në Kampionatet Botërore e Evropiane.

“Kjo përkrahje nga shteti vjen si dëshmi dhe njohje e meritave për ata që kontribuojnë në edukimin sportiv dhe ngritjen e cilësisë së sportit në vendin tonë. Me sukseset e tij, trajneri Kuka, është bërë pjesë dhe sukses i pashlyer i historisë së sportit. Puna dhe sukseset e arritura në xhudo kanë meritën e tij, dhe ato janë motivim e inkurajim për sportistët e rinj drejt sukseseve të mëdha”, u shpreh Shala.

Ndërsa Kuka është shprehur se kjo është një nxitje për të punuar edhe më shumë me të rinjtë.

“Kjo është një mirënjohje e kontributit që ai ka dhënë për sportin e xhudos në Kosovës. Ai theksoi se kjo është një nxitje për të punuar edhe më tutje me brezat e rinj dhe për të nxjerrë sportistë të rangut botëror”, ka thënë Kuka.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...