Reed premton të vendosë në favor të Pejës ndeshjet e barabarta

24 Tetor 2016 - 08:20      

Shumë ndeshje të Pejës në edicionin e kaluar ishin vendosur në sekondat e fundit. Sidomos me Sigal Prishtinën, Peja nuk kishte bilanc pozitiv në ndeshjet që vendoseshin me gjuajtjen e fundit.

Këtë edicion skuadra pejane nuk ka pse të frikësohet kur ndeshja është e barabartë deri në fund, shkruan Koha Ditore. Tashmë e ka lojtarin që nuk frikësohet të marrë përgjegjësi dhe që dërgon topin në kosh edhe kur gjuan në sekondat e fundit të ndeshjes. Kur gjuan për fitore.

Ishte basketbollisti amerikan i krahut, LaMarcus Reed, që të shtunën mbrëma ia siguroi Pejës fitoren ndaj Trepçës me gjuajte të saktë, një sekondë pa u mbyllur ndeshja. Peja fitoi derbin e xhiros së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll me shifrat 56:54.

Ndeshja u luajt në palestrën e stërmbushur "Minatori" në Mitrovicë. Reed për pak çaste heshti tifozët në palestër, por "Torcida" dhe shikuesit mitrovicas iu kthyen këngës shumë shpejt, me gjithë humbjen... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...