Mourinho: Mbrojtja e Chelseat pati më shumë punë se ajo e Unitedit

23 Tetor 2016 - 19:36      

Jose Mourinho, trajneri i Manchester Unitedit, thotë se portieri i Chelseat pati punë më shumë se ai i “Djajve të Kuq”, pavarësisht se “Blutë” fituan bindshëm kryendeshjen e xhiros së nëntë në Premier Ligë.

Chelsea mposhti në Stamford Bridge 4 me 0 Unitedin dhe ish-trajnerin e ekipit londinez.

“Thibaut Courtois pati më shumë punë se David De Gea, mbrojtësit e tyre patën më shumë punë se të mitë. Ata ishin të rrezikshëm në kundërsulme, e dinim këtë. Thash se nëse do të realizonim në kohën sa ishin 2 me 0 do të ishte ndryshe, por nuk ndodhi dhe ata shënuan edhe golin e tretë e të katërt”, ka deklaruar Mourinho pas takimit për BBC.

Me këtë fitore Chelsea ngjitet në pozitën e katërt me 19 pikë, vetëm një prapa liderëve Manchester City, Arsenal e Liverpool. Unitedi mbetet i shtati me 14 pikë pas nëntë ndeshjeve.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...