Veseli ushtron boks me Sadikun, premton mbështetje për të rinjtë e talentuar

23 Tetor 2016 - 14:42      

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka vizituar klubin e boksit “Gollaku” në Prishtinë dhe ka parë nga afër stërvitjet e kampiones së Evropës në boks, Donjeta Sadiku.

Kryeparlamentari për disa çaste është stërvitur bashkë me kampionen Sadiku në ring, ndërsa ka përcjell nga afër edhe ushtrimet e talentëve të rinj në këtë sport.

Me këtë rast Veseli është zotuar se do të bëj çmos që të mbështes talentët e rinj kosovarë, të cilët kanë vullnetin dhe përkushtimin për të sjell medalje të reja në Republikën e Kosovës.

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme ‘përballja’ me Kampionen e Evropës në Boks, vajzën tonë Donjeta Sadiku. Ajo, si dhe boksierët e rinj të Klubit ‘Gollaku’, kanë talent dhe vullnet të jashtëzakonshëm. Jam i sigurt se do të sjellin medalje të reja në Republikën e Kosovës. Ata janë dëshmi e potencialit të madh që ka rinia kosovare për të shkëlqyer kur i jepet mundësia. Neve na takon t’i mbështesim dhe të përmirësojmë kushtet e stërvitjes, në mënyrë që të na shtohet krenaria nëpër botë”, ka thënë Veseli. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...