Foto: Reuters

Mourinho: Kurrë s’do ta shes Rooneyn

23 Tetor 2016 - 11:36      

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho kategorikisht e ka hedhur poshtë mundësinë që ta shesë kapitenin e Unitedit, Wayne Rooney.

Sulmuesi, që të hënën mbush 31 vjeç, ishte titullar në fitoren pre 4-1 ndaj Fenerbahces të enjten në Europa Ligë, por së paku në tri ndeshje të Premier Ligës është lanë në bankën e rezervistëve, transmeton Koha.net.

Por, Mourinho e ka pranuar se një vendim ishte shumë i vështirë, ndërsa ka theksuar se Rooney nuk do të largohet.

“Jo, asnjëherë nuk do ta marr atë vendim. Një lojtar i nivelit të tij, lojtar me historinë e tij në një klub asnjëherë nuk do ta arrijë në atë pikë që trajneri apo klubi të marrë atë vendim për të. E lash në bankën rezervë për tre ndeshje me radhë. Kjo është shumë e vështirë për të, e për mua, kjo është të jesh i pamëshirshëm, që ta kem prioritet interesin e ekipit para secilit lojtarë, prestigjit apo statusit. Në këtë rast madje edhe të një legjende. Ta lë atë në bankë është shumë e vështirë”, ka thënë Mourinho për Sky Sports News.

Rooney është kritikuar për formën e tij në këtë edicion, ndërsa është i lidhur edhe me një largim nga “Old Trafford”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...