23 Tetor 2016 - 09:55
Mbrëmë Milani e mposhti Juventusin në San Siro falë eurogolit të shënuar nga 18 vjeçari Manuel Locatelli, por ishte edhe një superpritje e 17 vjeçarit Gianluigi Donnarumma ajo që impresionoi Gallianin, transmeton Koha.net.
“Shkova për t’i dhënë Gigios një përqafim. Nuk e dija se ai kishte gjakderdhje në vesh dhe ai më bëri këmishën me gjak. Fola me të më parë dhe tani është i lumtur. 16 pikë në gjashtë ndeshjet e fundit është diçka e pabesueshme, është stratosferike. Është e pabesueshme që loja u fitua nga një 17 dhe 18 vjeçar. Bukuria e golave të Locatellit janë gjëra të legjendave. Dy gola të jashtëzakonshëm. Askush në Evropë nuk po luan me një 17 vjeçar në portë dhe një lojtar 18 vjeçar. Kjo është dëshmi se jemi diçka shumë të mirë me sektorin e të rinjve”, është shprehur Galliani për Milan TV.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...