Foto: Reuters

Allegri: Ishim të pafat, goli ishte i rregullt

22 Tetor 2016 - 23:53      

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri është shprehur pas humbjes nga Milani se ekipi i tij ishte i pafat, ndërsa ka uruar “Rossonerët” për fitoren.

Ai ka thënë se ekipi i tij pati një paraqitje shumë të mirë, sidomos në aspektin teknik, transmeton Koha.net. Juve u mposht në udhëtim nga Milani me rezultat 1-0.

“Kam komplimentuar ekipin tim, pasi dhamë një performancë të mirë kundër një Milani të organizuar, që dha gjithçka në fushë. Ata ia dolën të shënojnë ndërsa ne ishim të pafat. Ne shënuam, por ai gol u anulua. Këto gjëra ndodhin, ishte një ndeshje shumë e mirë në nivelin teknik”, është shprehur Allegri për Mediaset Premium.

Juventusit iu anulua një gol në këtë takim, dhe Allegri mendon se ai ishte i rregullt, por sipas tij protesta e lojtarëve të Milanit bëri që gjyqtari të dyshojë në vendimin e tij.

“Fatkeqësisht goli ishte valid, por protesta e Milanit bëri që gjyqtari të dyshojë në vendimn e tij. Ne si ekipe duhet të fokusohemi që të luajmë futboll, dhe jo të bëjmë presion mbi gjyqtarët”, ka thënë Allegri.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...