Golfi i shpejtë po rritet shpejt

23 Tetor 2016 - 11:33      

Zakonisht një lojë e golfit zgjat pak si shumë dhe me këtë pajtohen të gjithë.

Përderisa shumicës së amatorëve për të kompletuar 18 vrima iu nevojiten katër ose pesë orë, një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për lojtarët e golfit të shpejtë, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”. Atyre zakonisht u nevojiten 40 minutë kohë për të kompletuar një lojë me 18 vrima.

Në golfin e shpejtë, pos që duhesh të godasësh shpejt, duhet edhe të vraposh po aq shpejt nga vrima në vrimë, andaj edhe shumë atletë e kanë gjetur veten.

Rob Hogan kishte fituar kampionatin botëror të golfit të shpejtë në vitet 2013 dhe 2015, kurse në vitin 2014 doli nënkampion. Ai vitin e shkuar në dy raunde pati 83 e 79 gjuajtje të kombinuara për 42, përkatësisht 39 minuta.

Këtë vit gara do të mbahet në klubin “Chicago Glen Golf Club” dhe shpërblimi total do të jetë 50 mijë euro, kurse fituesit do t’i takojnë rreth 20 mijë sosh.

“Me padurim po e pres pjesëmarrjen në Chicago. Jam paksa nervoz, por kam bindjen se do t'ia dal mbanë”, ka thënë Hogan para ngjarjes dyditore që do të mbahet këtë muaj.

“Kur kam qenë fëmijë i kam luajtur të gjitha sportet. Kam luajtur tenis dhe golf të nivelit të lartë, por golin e shpejtë e kam nisur prej vitit 2012, kur nuk kisha stërvitje vrapimi. Pas kësaj fillova të vrapoja vetëm në mënyrë që të përgatitesha për golfin e shpejtë, kështu që edhe në këtë sport arrita në nivelin më të lartë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...