Shpenzimet e mëdha të formimit të tenistëve

23 Tetor 2016 - 10:55      

Po të mos ishte një tajkun rumun i transportit të mallrave, atëherë Simona Halep, ndoshta kurrë nuk do të ishte bërë një prej tenisteve më të mira në botë.

Duke u rritur në qytetin në Detin e Zi, Constanta, Halep kishte nevojë për të garuar në turne ndërkombëtar për të përparuar në karrierën në tenis, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

Biznesmeni i famshëm Corneliu Idu i doli në ndihmë 14-vjeçares atëbotë dhe Halep ka bërë karrierë të bujshme deri më tash duke arritur në finale të Grand Slamit “Roland Garrosit” të vitit 2014 dhe po ashtu arriti deri në pozitën e dytë në renditjen botërore.

“Ishte jashtëzakonisht shtrenjtë dhe unë kisha përkrahjen e prindërve të mi, por nuk kisha sponsor”, ka thënë Halep gjatë një intervistë këtë muaj në turneun “Wuhan Open” në Kinë.

Ndryshe nga katër shtetet që organizojnë turne grand slam, Australia, Franca, Britania e Madhe dhe SHBA-ja, e që kanë federata të tenisit me programe për financim të të rinjve, për Halepin nuk kishte përkrahje financiare nga Federata e Tenisit e Rumanisë.

Idu, një prej njerëzve më të pasur në Constanta, ishte pronar i klubit të tenisit “Idu”, ku Halep stërviti... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...