Palestra në Londër ka disa kampionë boksi dhe një kryebashkiak

23 Tetor 2016 - 10:07      

E vendosur poshtë një rruge pa rrugëdalje, në një nga zonat më pak joshëse të jugperëndimit të Londrës, gjendet një gur i çmuar i fshehur që mund ta pretendojë si të vetin ish-kampionin e botës në peshën e rëndë Frank Bruno dhe kryebashkiakun e qytetit, Sadiq Khan.

Muret e klubit të boksit amator “Earlsfield” janë të mbuluara tërësisht me foto të ikonave të kaluar dhe ata të tashëm, ndër ta edhe medalistin e argjendtë të Lojërat Olimpike “Rio 2016”, Joe Joyce, që kanë stërvitur atje që kur është zhvendosur në një ndërtesë të kishës në Wandsworth në vitin 1971.

Një nga ata që shihet gati menjëherë si të hapësh derën është 56-vjeçari Sid Khan, vëllai i madh i Sadiqut dhe kryetrajner i Earlsfieldit në 30 vitet e fundit, shkruan CNN, transmeton “Koha Ditore”.

Për shumicën e londinezëve, ky fakt doli në dritë kur kryebashkiaku festoi triumfin e Joycet në gjysmëfinale në Rio dhe ndër të tjera në Twitter kishte shkruar: “A ju kam treguar se një nga trajnerët e tij është vëllai im i madh?!”.

Khanët vijnë nga një familje tetanëtarëshe, shtatë vëllezër e një motër, ndërsa babai i tyre Amanullah ka qenë një ndërtues i mjeteve në ushtrinë e Pakistanit.

Ai ishte pozicionuar në Australi para se të emigronte në Londër dhe të punonte si shofer autobusi për një çerek shekulli në linjën 44. Ajo linjë kalon nëpër kompleksin e banimit të princit Henry në afërsi të Wandsworthit, ku fëmijët janë rritur... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...