Foto: Koha

John, befasia e skuadrës befasuese

23 Tetor 2016 - 09:34      

John John. Oto John. Afrikani i Trepçës '89. Nigeriani i mitrovicave.

Nuk kanë qenë shumë të qarta gjërat rreth sulmuesit 18-vjeçar. Por fare i qartë ishte kontributi i tij në ndeshjen kryesore të deritashme në kampionat, sa i takon kreut të klasifikimit.

Futbollisti i ri realizoi dy gola për të udhëhequr Trepçën '89 drejt fitores 2:0 ndaj Prishtinës në Obiliq, të dielën e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”. Fitorja u mundësoi “xehetarëve” që të shkëputen në klasifikim me 24 pikë pas xhiros së nëntë të Vala Superligës së Kosovës në futboll.

Prishtina, që vlerësohej favorite, mbeti e dyta me 20 pikë. John, emri i saktë i të cilit është John Oto John, ka realizuar edhe gola të tjerë këtë edicion, por asnjëherë nuk ishte vendimtar si ndaj Prishtinës.

Në minutën e 11-të ai mori një top nga kapiteni Shpëtim Idrizi dhe pasi kaloi një mbrojtës të Prishtinës me një lëvizje mjeshtërore dërgoi topin me goditje të saktë në rrjetë.

Rrezikoi edhe një herë në pjesën e parë kur dërgoi topin në pjesën e jashtme të rrjetës, ndërsa në minutën e 72-të, Trepça '89 ishte në kundërsulm.

John avancoi i pari, ndërsa pas tij në anën tjetër vrapuan dy lojtarë të tjerë të mitrovicasve, që ishin fare të lirë. Por John ishte i vendosur të vendosë ndeshjen dhe goditi vetë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...