Foto: Koha

Admire multisportistja

23 Tetor 2016 - 09:00      

Ka gati dy vjet që është distancuar nga hendbolli për shkak të lëndimit, por Admire Hasani-Tovërlani është në mëdyshje: të vazhdojë karrierën me hendboll pas rikuperimit apo të tërhiqet njëherë e përgjithmonë nga loja aktive, së cilës ia kushtoi gati dy dekada.

Hasani-Tovërlani, 33-vjeçare, prej vitit të shkuar nuk po stërvitet shkaku i unazave të shpinës, lëndim që e ka si “shpërblim” nga hendbolli.

Për Admiren kjo është pauza e tretë, por më e gjata deri më tash, shkruan sot “Koha Ditore”. Ajo më herët ka bërë edhe dy pauza të tilla, por për shkak të lindjes së djemve dhe ishte kthyer suksesshëm në hendboll.

Megjithëse po qëndron larg hendbollit, ajo rregullisht mban formën me ushtrimet e fitnesit. Kështu që, nëse vendos të kthehet sërish në parket, do të jetë e gatshme... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...