Foto: Ilustrim

Gazmend Sinani konfirmon largimin nga KB Bashkimi

22 Tetor 2016 - 21:11      

Basketbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Gazmend Sinani do të largohet largohet nga klubi prizrenas KB Bashkimi për të nisur aventurën e re në një nga klubet evropiane.

Sinani për Koha.net ka konfirmuar largimin nga KB Bashkimi, ndërsa klubin e ri të tij ka thënë se do ta konfirmojë javën e ardhshme.

“Po, do të largohem nga KB Bashkimi. Por në javën qe vjen ju tregoj se ku do iki”, ka thënë Sinani për Koha.net.

Kurse përmes një postimi në Facebook ka falënderuar klubin dhe fansat për mbështetjen që i kanë dhënë gjatë kohës sa ka mbrojtur ngjyrat e Bashkimit, për të cilin ka thënë se është klubi që i ka mundësuar të bëj hapin e madh në karrierën e tij.

“Dua t’i falënderohem klubit të Bashkimit, tifozëve dhe qytetit të Prizrenit për pritjen e ngrohtë dhe ditët e mrekullueshme që kaluam së bashku. Edhe pse nuk kemi qenë së bashku për një kohë të gjatë, më keni bërë të ndihem si në shtëpinë time. Bashkimi më ka mundësuar që të bëjë një hap të madh në karrierën time, të luaj në Evropë. Shpresoj të takohemi sërish në të ardhmen. I juaji, Gazmend Sinani”, ka shkruar ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...