Foto: Reuters

Shaqiri i lumtur për golat e shënuar

22 Tetor 2016 - 20:01      

Xherdan Shaqiri sot shkëlqeu në fitoren prej 2 me 0 kundër Hull Cityt, pasi ishin pikërisht golat e tij që i dhanë pikët e plota Stoke Cityt.

Ai pas takimit për faqen zyrtare të klubit është shprehur se është shumë i lumtur për golat e shënuar, por ka theksuar se e rëndësishme ishte që ekipi mori pikët e plota, transmeton Koha.net.

“Sot ishte e rëndësishme që të fitonim, kjo ishte parësore, por sigurisht të dy golat ishin shumë të bukur. Ne luajtëm shumë mirë, mbajtëm portën e paprekur, fituam lojën për fansat dhe për Stoke Cityn kjo ishte një ditë e bukur”, është shprehur Shaqiri.

Shaqiri më tutje ka thënë se është i kënaqur me formën që po kalon, ndërsa ka kërkuar fitore edhe në ndeshjen e ardhshme ndaj Swanseas.

“Te goli i parë kisha hapësirën dhe e di se kam goditje të mirë, e doli të ishte vendimi i duhur, pasi shënova, dhe jam shumë i lumtur që shënova sot. Tani jemi duke kaluar në një formë të mirë gjithë ekipi, luajtëm shumë mirë, menaxhuam lojën për 90 minuta. Duhet të vazhdojmë kështu edhe në ndeshjen e ardhshme ndaj Swanseas, të cilën po ashtu duam ta fitojmë”, ka thënë ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...