22 Tetor 2016 - 18:36
Konfirmimi është bërë përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, që bën të ditur se 24 vjeçari është i gjatë 1.93 centimetra dhe luan në pozitat 1 dhe 2 kurse ka mesatare prej 25 pikësh për ndeshje, transmeton Koha.net.
KB Rahoveci më tutje thotë se ai ishte pjesë e kampionatit NCAA në kolegjet amerikane, derisa së fundmi ka mbrojtur ngjyrat e klubit nga Bolivi, Bolmar.
“Solomon do të arrijë të dielën në mbrëmje në Rahovec, ndërsa po punojmë intensiviht që të përfundojmë procedurat e kompletimit të dokumentacionit në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Yllit të hënën”, thotë KB Rahoveci.
KB Rahoveci ka filluar mbarë aventurën në Superligën e Kosovës në basketboll, duke shënuar dy fitore në po aq ndeshje të zhvilluara, kurse të hënën në Gjakovë do të luajë kundër Yllit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...