Foto: Reuters

Mercedes dominon provat e lira në Çmimin e Madh të Austinit

22 Tetor 2016 - 16:50      

Mercedesi ka dominuar në provat e lira në Çmimin e Madh të Austinit në Botërorin e Formula 1.

Nico Rosberg dhe Lewis Hamilton ishin të pakapshëm në 2 sesionet e para të këtyre provave. Në sesionin e parë të provave të lira ishte britaniku ai që triumfoi duke e përshkuar pistën me 1 minutë 37 sekonda e 428 të mijtat duke e lënë pas shokun e tij të skuadrës, Nico Rosberg.

Gjermani, që kërkon fitoren e 10 sezonale, u kundërpërgjigj në sesionin e dytë të këtyre provave të cilin e mbylli me 1 minutë 37 sekonda e 358 të mijtat që është edhe koha më e mirë e ditës, transmeton TCH.

Në vendin e dytë në këtë sesion provash u rendit Daniel Ricciardo, ndërsa Hamilton këtë radhë u kënaq me vendin e tretë.

Ferrari shënoi si rezultatin më të mirë në këtë sesion provash vendin e katërt të Sebastian vettel, ndërsa Kimi Raikkonen u pozicionua në vendin e tetë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...