22 Tetor 2016 - 14:27
Mesfushori anglez, i cili këtë sezon është paraqitur rrallë, është cilësuar si”Andrea Pirlo i Manchester Unitedit” nga Owen Hargreaves pas fitores 4 me 1 kundër Fenerbahçes.
Sherwood që tani po punon si analist në një kanal televiziv, ka thënë se Carrick duhet të jetë emri i parë në formacionin e secilit ekip në Premier Ligë.
“Michael Carrick do të ishte emri i parë në secilin formacion të Premier Ligës. Manchester City është duke qarë për një Michael Carrick”, ka thënë Sherwood.
“Ata kanë Fernandon dhe Fernandinhon, të cilët janë të mirë në atë që bëjnë, por nuk mund të bëjnë atë që di Carrick. Ata nuk mund të lidhin lojën siç di Michael Carrick”.
“Pep Guardiola te Barcelona kishte Sergio Busquetsin dhe Xabi Alonso është te Bayern Munichu. Michael Carrick është kopje e këtyre dy lojtarëve. Nëse Unitedi nuk e do, Man City mund ta blejë atë në janar”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...