Duelit Milan - Juventus i kthehet epiteti derbi

22 Tetor 2016 - 12:55      

Pas disa stinorësh, ndeshja ndërmjet Milanit dhe Juventusit, mund të quhet sërish derbi i Serie A, ka shkruar të premten "Gazzetta dello Sport".

Rezultatet e mira të Milanit këtë edicion, kanë bërë që ekipi nga "San Siro" të rikthejë respektin në Serie A, i cili i ka munguar në edicionet e fundit. Aktualisht, Milani është në pozitën e tretë në tabelë me 16 pikë sa i ka edhe Roma në të dytën, ndërsa Juventusi prin me 21 pikë.

Ndeshja Milan - Juventus, do të zhvillohet të shtunën (sot, 20:45) në stadiumin "San Siro". Për trajnerin e ri të Milanit, Vincenzo Montella ky do të jetë testi i parë i vërtetë këtë edicion. Montella me gjithë mungesën e përforcimeve para fillimit të këtij edicioni, ka arritur të komponojë një ekip të denjë mes të rinjve dhe atyre me përvojë.

Starti i mirë ka entuziazmuar të gjithë, në veçanti tifozët e Milanit, por Montella po mundohet edhe ata t'i mbajë me këmbë në tokë. Milani në sezonet e fundit ishte larg zonës që siguron daljen në Evropë, gjë e pazakontë për kampionin e shtatëfishtë të Evropës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...