22 Tetor 2016 - 10:14
Trepça e Peja i kanë fituar dy ndeshjet e para dhe përballen të shtunën (sot) nga ora 18:30 në palestrën "Minatori" në Mitrovicë në ndeshjen e vetme rivalizuese të javës së tretë të kampionatit të Kosovës, shkruan sot Koha Ditore.
Trepça në kampionat ka fituar ndaj Vëllaznimit në shtëpi dhe ndaj Yllit në udhëtim. Ndeshjen debutuese në Ligën Ballkanike e kishte humbur nga Tirana në udhëtim, ndërsa të martën e inspiruar nga fundori amerikan Motrael Scott dhe e përkrahur nga tifozët, fitoi pas fundit dramatik ndaj Karposh Sokolit të Maqedonisë (82:80) në ndeshjen e parë në shtëpi në kuadër të Ligës Ballkanike. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...