Kosova kërkon këndelljen përballë përfaqësueses që e nderoi

22 Tetor 2016 - 08:33      

Turqia e kishte nderuar Kosovën duke ardhur në Mitrovicë për të luajtur ndeshje miqësore në futboll. Por në fushë nuk pati nderim të Kosovës nga Turqia, shkruan sot Koha Ditore.

Të përzgjedhurit e Fatih Terimit fituan lehtë, 6:1. Ndodhi kjo më 21 maj të vitit 2014. Ishte vetëm miqësorja e dytë për Kosovën, pasi FIFA kishte dhënë leje për ndeshje të këtij niveli, në janar të atij viti.

Muajin tjetër është radha e Turqisë që ta presë Kosovën. Nuk bëhet fjalë për kthim të nderit apo ndonjë gjë të ngjashme.

Ishte FIFA që e vendosi Kosovën në Grupin I të eliminatoreve për botërorin "Rusia 2018", ku bën pjesë edhe Turqia. Në kuadër të këtyre eliminatoreve, Turqia më 12 nëntor në Antalya e pret Kosovën. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...