Foto: Reuters

Guardiola: E ardhmja e Agueros e Kompanys te City

21 Tetor 2016 - 23:49      

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se sulmuesi Sergio Aguero dhe Vincent Kompany janë pjesë e rëndësishme të planit të tij, dhe e ardhmja e tyre është te City.

Guardiola mori kritika të mëdha pas humbjes prej 4-0 nga Barcelona në Ligën e Kampionëve, pasi kishte lënë në stol sulmuesin e rrezikshëm Kun Aguero, transmeton Koha.net. Ai thotë se ky ishte vendimi i tij për shkak se donte të kishte një lojtar më tepër në mesfushë.

Kurse për Kompanyn ka thënë se do të luajë në momentin kur të jetë i gatshëm plotësisht, pasi sipas tij ai ende nuk është rikuperuar plotësisht nga lëndimi.

“E ardhmja e Vincent dhe Sergios është te Manchester City. Kur ai është i gatshëm është një brojtës qendre i vërtetë, më pëlqen ai. Me gjithë respektin për Agueron, ky ishte një vendim taktik. Doja një lojtar më tepër në mesfushë. Jam munduar që të kemi më tepër topin, pasi kur e keni atë, atëherë nuk do ta kenë Messi, Neymar, e Suarez”, ka thënë Guardiola raporton BBC.

Ai më tutje ka kritikuar gazetarët.

“Herën tjetër para se të jepni një mendim dhe vendosni që Sergio nuk është në planet e mia ju mund të thërrisni. E çmoj atë si lojtar dhe si njeri. Kur Sergio vendos të largohet nga Manchester City atëherë do të jetë vendimi i tij personal”, është shprehur ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...