Foto: Reuters

Neymar: Zhveshtorja e Barcelonës më kishte frikësuar

21 Tetor 2016 - 20:29      

Ylli brazilian Neymar, që sot vazhdoi kontratën, ka zbuluar një detaj nga fillimi i karrierës së tij me Barcelonën.

Neymari sot nënshkroi kontratën e re që do ta mbajë në Camp Nou deri në vitin 2021, ndërsa ka zbuluar se ishte zhveshtorja e Barcelonës ajo që e kishte frikësuar në ditët e para te klubi katalunas, transmeton Koha.net.

“Ishte dhoma e zhveshjes ajo që më frikësoi paksa. E dija se të bashkohesha me Barcelonën ishte diçka e madhe dhe në fillim ishte shokuese. Megjithatë, kur kam hyrë në dhomën e zhveshjes lojtarët ishin shumë modest dhe janë bërë shumë shokë të mirë me mua. Tani në Barcelonë ndihem në shtëpi”, ka thënë Neymar për Barca TV.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...