Sporti në diasporë në funksion të ruajtjes së identitetit kombëtar

21 Tetor 2016 - 14:46      

Sot, në Ministrinë e Diasporës, ministri Valon Murati priti anëtarët e ekipit futbollistik SC ”Drita-Kosova” nga Gjermania, fitues të Kupës së Diasporës për futboll, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ministri Murati, pasi i përgëzoi anëtarët e këtij ekipi për angazhimin, sukseset dhe punën që bëjnë, tha se sporti është shumë i rëndësishëm, sepse nuk është vetëm një aktivitet i dobishëm fizik, por edhe një aktivitet social, ngase përmes tij mbahen lidhjet shoqërore dhe krijohen lidhje të reja, e që ndikon në zvogëlimin e rrezikut nga asimilimi.

“Për neve si ministri, po edhe si shtet është shumë e rëndësishme që ju organizoheni, takoheni mes vete dhe kështu e mbani gjallë frymën shqip dhe identitetin kombëtar shqiptar në diasporë. Ne do t’ju mbështesim dhe do t’i shikojmë të gjitha mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen, duke përfshirë edhe institucione të tjera”, theksoi Murati.

Enver Musli-Ukaj, kryetar i klubit SC”Drita-Kosova”, njëherësh nënkryetar i Federatës Shqiptare të Futbollit për Gjermani, tha se i janë shumë mirënjohës MeD-së për përkrahjen që u jep klubeve shqiptare në diasporë.

“Të gjithë lojtarët luajnë vullnetarisht dhe kjo na shtyn të punojmë edhe më shumë për t’u krijuar kushte sa më të mira”, tha Ukaj. Sipas tij, “Drita-Kosova” , përveç sportit, prezanton edhe kulturën shqiptare, në veçanti në vendin ku jetojnë. Ai theksoi se në kuadër të këtij ekipi funksionon edhe radioja në gjuhën shqipe, roli i së cilës është ta luftojë asimilimin e fëmijëve tanë.
Ky takim u realizua pas ndeshjes që ekipi i futbollit nga diaspora zhvilloi dje me fituesin e Kupës së Kosovës në futboll FC “Prishtina” për Kupën Diasporë-Kosovë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...