21 Tetor 2016 - 13:28
Londinezët sezonin e kaluar u shpallën nënkampion, por fansat e klubit reaguan ashpër ndaj Wengerit kur Liverpooli fitoi 4 me 3 në ndeshjen hapëse në ligë në Emirates Stadium.
Prej kësaj humbje, Arsenali është i pamposhtur në 11 ndeshje në të gjitha garat, duke fituar shtatë në Premier Ligë. Të shtunën londinezët presin Middlesbroughin.
“Ne kemi skuadrën [për të fituar titullin], po dhe ne kemi treguar se kemi kualitetin që të mbajmë të njëjtën energji në ekip për dhjetë muajt e ardhshëm”, ka thënë Wenger.
“Do të varet nga lojtarët dhe nga unë, por pak edhe nga lëndimet. Sezonin e kaluar përfunduam në pozitën e dytë dhe nuk ishte sezon i keq, por duhet ta lavdërojmë Leicesterin, ata humbën vetëm tre ndeshje, prandaj ishin të parët”, ka shtuar francezi.
“Ne duam të përmirësohemi dhe të mësojmë nga viti i kaluar. Që prej janarit ne kemi përmirësuar rezultatet, të cilat kanë qenë të kënaqshme. Kemi dëshirën dhe etjen për të arritur suksesin dhe ne duhet ta mbajmë këtë formë”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...