Lëndohet Terry, në dyshim për Unitedin

21 Tetor 2016 - 13:15      

Kapiteni i Chelseat, John Terry, raportohet se ka pësuar një lëndim, dy ditë para ndeshjes kundër Manchester Unitedit që zhvillohet në Stamford Bridge.

35-vjeçari ka munguar që nga muaji shtator shkaku i një lëndimi, por i ishte afruar rikthimit pasi ishte në bankën rezervë javën e kaluar kundër Leicester Cityt.

“The Times” raporton se ish-përfaqësuesi anglez ka pësuar një tjetër lëndim në gju dhe se nuk do të jetë i gatshëm kundër Unitedit.

Në mungesë të Terryt, menaxheri Antonio Conte në mbrojtje ka luajtur me Cezar Azpilicuetan, David Luizin dhe Gary Cahillin.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...