Kompanys po i vjen fundi te City

21 Tetor 2016 - 10:26      

Vincent Kompany pritet të jetë lojtari tjetër i profilit të lartë që do të largohet nga Pep Guardiola.

Kapiteni i Cityt edhe pse ishte i gatshëm për lojë, u la jashtë skuadrës për ndeshjen kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

Guardiola tashmë ka bllokuar të ardhmen te City për Joe Hartin, të cilin e huazoi në Torino, de Yaya Touren që pritet të largohet në janar.

The Sun raporton se Kompany ishte i gatshëm për ndeshjen me Barcelonën, por Guardiola vendosi që në vend të tij ta ftonte mbrojtësin e ri Pablo Maffeo.

Mospërfshirja e Kompanys shënon një tjetër moment të keq për kapitenin që në dy sezonet e fundit është përballur me lëndime dhe duket se në fund të sezonit do të largohet nga City.

Gazeta britanike raporton se mbrojtësi belg ishte përfshirë në një konfrontim me Aleksandar Kolarovin gjatë stërvitjeve para ndeshjes së fundit me Manchester Unitedin.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...