Milani synon të blindojë Donnarumman

20 Tetor 2016 - 16:17      

Milani, i vetëdijshëm për interesimin e skuadrave tjera në portierin Gianluigi Donnarumma, dëshiron të blindojë 17-vjeçarin me kontratë të re pesëvjeçare.

Nga frika se portieri i talentuar mund të joshet nga oferta të majme të top klubeve evropiane, Milani synon të nënshkruajë marrëveshje të re me Donnarummën, pasi kontrata aktuale skadon në vitin 2018.

Rreziku kryesor për t’ua rrëmbyer “rossonerëve” portierin e talentuar vjen nga Juventusi, që po kërkon pasuesin e Buffonit.

Donnarumma do të pajtohet për kontratë të re deri më 2022 nëse paga e tij prej 160 mijë euro në stinor rritet në 3 milionë euro në edicion, ka bërë të ditur menaxheri i portierit, Mino Raiola.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...