20 Tetor 2016 - 14:29
Klubi nga kryeqyteti spanjoll gjendet në pozitën e parë me 18 pikë nga tetë ndeshjet e zhvilluar dhe mbetet i pamposhtur në La Liga.
Atletico gjithashtu ka fituar tre ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve – përfshirë edhe fitoren 1 me 0 kundër Rostovit të mërkurën mbrëma.
Simeone është i kënaqur me pikët e reja, por argjentinasi dëshiron që lojtarët e tij të jenë me këmbë në tokë derisa po i afrohen orarit të vështirë.
“Ishte ndeshje e vështirë, e dinim se çfarë ishin në gjendje të bëjnë. Ne patëm raste për të fituar ndeshjen, por u lodhëm shumë”, ka thënë Simeone.
“Rostovi u mbrojt me tetë lojtarë dhe mbyllën çdo hapësirë. Nuk ishte e lehtë që të thyenim atë mbrojte. Por duhet të jemi me këmbë në tokë më shumë se kurrë”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...