Van Persie: Ende mund të isha lojtar i Unitedit

20 Tetor 2016 - 13:43      

Robin van Persie ka pohuar se ende mund të ishte lojtar i Manchester Unitedit, sikur Sir Alex Ferguson të mos pensionohej.

Fergusoni transferoi Van Persien tek Unitedi në vitin 2012. Në sezonin e parë ai realizoi 26 gola në Premier Ligë dhe i ndihmoi klubit që të fitojë titullin.

Holandezi pas largimit të Fergusonit përjetoi rënie të formës me David Moyesin dhe Louis van Gaalin. Ai sonte rikthehet në Old Trafford si lojtar i Fenerbahçes.

“Kurrë nuk i dihet. Sot ndoshta ende do të isha lojtar i Manchester Unitedit. Kur nënshkrova kjo ishte ideja, se Sir Alex do të qëndronte për disa vjet, por në futboll gjërat ndryshojnë, ju nuk mund ta planifikoni rrugëtimin tuaj ose të trajnerit. Në këtë botë ju duhet të përballeni me ato që vijnë”, ka thënë Van Persie në konferencën për medie.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...