20 Tetor 2016 - 10:36
Madrilenët titullin e fundit e fituan gjatë sezonit 2011-12, kur tubuan 100 pikë për të qëndruar larg Barcelonës që përfundoi në pozitën e dytë.
Që prej atëherë, katalunasit kanë fituar tre tituj dhe një titull tjetër e fitoi Atletico Madridi. Kjo do të thotë se disa prej yjeve të Realit asnjëherë nuk e kanë shijuar festën në Primera Division.
“Nuk e kam fituar ligën asnjëherë dhe shpresoj që sivjet të jetë e mundur”, ka thënë Modriq.
“Mund të thoni se titulli është prioritet i yni, por një klub si Real Madridi të qëndrojë katër vjet pa titull, është kohë e gjatë. Kjo nuk do të thotë se ne nuk duam ta fitojmë edhe Ligën e Kampionëve, Kupën e Mbretit dhe çdo gjë tjetër”.
“Kjo mund të jetë skuadra më e mirë që kam luajtur ndonjëherë. Ne kemi shumë kualitet dhe në çdo pozitë kemi dy-tre lojtarë. Është skuadër e jashtëzakonshme”, ka thënë veç të tjerash mesfushori kroat.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...