19 Tetor 2016 - 17:24
23-vjeçari u kritikua ashpër nga grupi i tifozëve “Curva Nord”, kur kritikoi një nga anëtarët e këtij grupi në autobiografinë e tij, teksa përmendte një incident kur donte t’i jepte një fansi të tij të vogël fanellën pas humbjes nga Sassuolo në sezonin 2014-15. Kapiteni kishte shtuar se mund të thërriste disa kriminelë nga Argjentina për të vrarë ultrasët, deklaratë që shtoi edhe më shumë inatin te përkrahësit e klubit.
“Situata mes Icardit dhe grupit të tifozëve definitivisht ka efekt. Nuk është mirë për ekipin, fansat e as për klubin. Të gjithë duhet të dinë që situata të ngjashme duhet të shmangen në të ardhmen, jo vetëm Icardi. Stafi dhe lojtarët duhet të fokusohen në ndeshje – kjo është e rëndësishme. Mauro duhet të flasë me bordin dhe të dijë përgjegjësitë e tij si kapiten. Mendoj se ai e kupton këtë. Ai duhet të jetë shembull për bashkëlojtarët”, ka thënë De Boer në një konferencë për media.
Pas problemeve mes lojtarit dhe tifozëve raportohet se PSG është hedhur në sulm për të transferuar argjentinasin gjatë janarit.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...