“Bonucci donte të transferohej te City”

19 Tetor 2016 - 17:01      

Shefi ekzekutiv i Manchester Cityt, Ferran Soriano, thotë se mbrojtësi i Juventusit Leonardo Bonucci ka kërkuar nga klubi një transferim gjatë verës.

Italiani ishte i lidhur ngushtë me një kalim te dy herë kampioni i Anglisë gjatë verës, teksa Chelsea thuhet se do të tentojë blerjen e tij gjatë janarit.

Soriano tani ka deklaruar se Bonucci kishte tentuar të kalonte në Etihad duke shprehur dëshirë për të luajtur nën urdhrat e Pep Guardiolas, por Juventusi arriti ta mbante lojtarin.

“Momentalisht ka shumë lojtarë që duan të luajnë për Pepin. Qendërmbrojtësi italian Bonucci donte të luante për të dhe na thirri neve. Bisedova me drejtorin sportiv të Juventusit dhe më tha se nuk donin ta shisnin. Këtu u mbyll gjithçka”, ka thënë Soriano për “RAC1”, transmeton koha.net.

Bonucci besohet se ka nisur bisedimet për një kontratë të re me Juventusin.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...