Foto: Koha

Renditja e FIFA-s, Kosova fiton 4 pozita, Shqipëria humb 7

19 Tetor 2016 - 15:12      

Ditën e nesërme, më datë 20 tetor, FIFA do të publikojë renditjen e re ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Sipas llogaritjeve në bazë të formulës që ndjek FIFA për të përcaktuar renditjen, ekipi kombëtar i Shqipërisë do të humbë 7 vende, ndërsa Kosova do të fitojë 4 të tillë.

Gjatë muajit tetor, Shqipëria zhvilloi 2 ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës “Rusi 2018”, ku mposhti Lihtenshtejnin në transfertë dhe humbi në shtëpi përballë Spanjës. Në të dyja ndeshjet rezultati ishte identik, 0-2. Kjo paraqitje i ka kushtuar Shqipërisë rrëzimin në vendin e 47 në botë, ndërkohë që muajin e kaluar renditej e 40-a, raporton PanoramaSport.

Që në fillimin e kualifikueseve, Shqipëria është duke humbur vende në renditjen botërore edhe pse rezultatet kanë qenë pozitive. Kjo vjen për shkak se rivalët me të cilët kuqezinjë kanë fituar gjendjen shumë poshtë në renditje, dhe suksesi ndaj tyre vlen shumë pak. Këtë muaj kombëtarja e De Biasit është kaluar në renditje nga Greqia dhe Serbia, të cilat mbajnë vendet 42 dhe 43 përkatësisht. Grekët u rritën 6 vende, ndërsa serbët 7 në krahasim me muajin e kaluar.

Ndërkohë Kosova edhe pse pësoi dy humbje në kualifikueset e muajit tetor, 0-6 ndaj Kroacisë dhe 3-0 ndaj Ukrainës, ka fituar 4 vende në renditje duke u ngjitur e 164-ta. Ky është pozicioni më i lartë për Kosovën në renditjen e FIFA-s në historinë e saj disa mujore.

Përfaqësuesja më e re e Ballkanit renditet e fundit në gadishull, por tashmë i është afruar shumë ekipit më të afërt, Maqedonisë, teksa vetëm 9 vende i ndajnë nga njëra-tjetra. Maqedonia, e cila ndodhet në të njëjtin grup kualifikues me Shqipërinë, ka humbur në 2 ndeshjet kualifikuese të tetorit dhe është rrëzuar me 9 vende duke shkuar e 155-ta.

Ndërkohë vendi i parë vazhdon të mbahet nga Argjentina, e cila ndiqet nga Gjermania dhe Brazili.

Në 10 të parat është ngjitur edhe Spanja e cila ka fituar 1 vend pasi doli me 4 pikë në dy ndeshjet në transfertë të kualifikueseve të tetorit përballë Italisë dhe Shqipërisë. Italia nuk ka ndryshuar pozicion teksa vazhdon e 13-a. Ndërkohë Izraeli, kundërshtari i Shqipërisë në nëntor, ka fituar 19 vende, duke u renditur i 79-i. Lihtenshtejni ka humbur 1 vend duke u renditur i 183-ti.

Sa i përket kundërshtarëve të Kosovës në grupin e kualifikueseve të Kupës së Botës, Kroacia ka rënë 2 vende dhe renditet e 16-a, Islanda ka fituar 6 dhe ngjitet e 21-ta, Turqia ka humbur 4 dhe renditet e 25-ta, Ukraina nuk ka ndryshuar pozicion duke vazhduar e 29-a dhe Finlanda ka rënë 17 vende duke u renditur e 101-ta. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...