Dalin në shitje biletat për ndeshjen Turqi – Kosovë

19 Tetor 2016 - 13:41      

Federata e Futbollit e Turqisë, ka zbuluar sot çmimin e biletave për ndeshjen Turqi – Kosovë, që zhvillohet më 12 nëntor në Antalia, në kuadër të grupit I kualifikues të botërorit “Rusi 2018”.

Bileta më e lirë është 15 Lira turke, ose 4.42 Euro, për tribunën prapa portave.

Në tribunën lindore, bileta kushton 30 Lira turke ose 8.84 Euro, derisa ajo për tribunën qendrore, që llogaritet më e shtrenjta, është 50 Lira, ose 14.73 Euro.

Çmimi i këtyre biletave, mund të ndikojë edhe në tifozët kosovarë, të cilët mund të udhëtojnë drejt Turqisë për të përkrahur Kosovën.

Sipas Federatës turke, biletat dalin në shitje prej 20 tetorit (nesër) nga ora 10:00, dhe ato mund të blihen online në “bilet.tff.org”.kimi nis nga ora 20:00.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...