Suarezi refuzoi 90 milionë euro nga City

19 Tetor 2016 - 09:23      

Manchester City ishte i gatshëm të paguajnë 90 milionë euro për ta sjellë sulmuesin e Barcelonës, Luis Suarez.

Mediat spanjolle shkruajnë së klubi anglez ishte i gatshëm të shpenzojë para të majme që në ‘Etihad Stadium’ të sjell katërshen e madh të ‘Blaugranave’, Lionel Messi, Luis Suarez, Neymar dhe Sergio Busquets.

Por, siç raportojnë mediat në ishull, ‘qytetarët’ kanë qenë të fokusuar më shumë tek Suarez, për të cilin ishin të gatshëm të paguajnë 90 milionë euro.

Besohet se trajneri i Cityt, Pep Guardiola ka tentuar të bind edhe Messin, i cili ishte duke kaluar nëpër një gjykim për evazion fiskal, megjithatë, argjentinasi vendosi të qëndrojë në ‘Camp Nou’, transmeton Kosovapress.

Ndryshe, ish-trajneri i Barcelonës, thuhet se është edhe admirues i madh i Sergio Busquets, por tekniku italian nuk ia doli ta bind as Busqutes, i cili vendosi që karrierën ta vazhdojë në La Ligë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...