Budapesti, qytet i ngjarjeve të mëdha sportive për Kosovën

19 Tetor 2016 - 08:26      

Në Budapest mund të dalë vendimi që mund të jetë vendimtar për ndërtimin e stadiumit nacional të Kosovës, shkruan sot në Koha Ditore.

Ndërtimi i stadiumit, që është ende vetëm ide, vlerësohet me peshë të madhe për zhvillimin e futbollit në vend. Në Budapest, të hënën e të martën ka pasur takime të shumta ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit me temë kryesore sigurimin e mbështetjes për infrastrukturë sportive, përkatësisht për ndërtimin e stadiumit nacional.

Nëse në ndonjë qytet evropian sigurohet përkrahja për këtë projekt, atëherë ai është Budapesti i Hungarisë. E kaluara dëshmon se shumë vendime të mëdha për sportin kosovar janë marrë pikërisht në Budapest, që është kryeqytet dhe qyteti më i madh i Hungarisë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...