Zidane i kënaqur me paraqitjen e Realit

18 Tetor 2016 - 23:33      

Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit, ka lavdëruar paraqitjen e lojtarëve të tij në fitoren 5 me 1 ndaj Legias në Ligën e Kampionëve.

Francezi thotë se me rëndësi është që ekipi i tij vazhdimisht po kërkon golin dhe vazhdimisht kërcënon kundërshtarët.

“Kemi pasur shumë raste, shënuan pesë herë dhe jam i lumtur me lojën tonë ofensive. Luajtëm lojë sulmuese sot. Mund të përmirësohemi gjithmonë, luajtëm me disa rreziqe, por e mira është se kur sulmonim krijonim shumë shanse. Më e rëndësishmja ishte të fitonim dhe shënonim. Të gjithë duan të shënojnë pesë, gjashtë apo shtatë gola, por duhet të punoni shumë dhe nuk mund ta arrini gjithmonë”, ka thënë Zidane.

Trajneri i njohur po ashtu ka lavdëruar paraqitjen e Cristiano Ronaldos, që sot nuk realizoi asnjë gol, por asistoi në dy.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...