18 Tetor 2016 - 22:40
Ekipi i Zinedine Zidanet arriti të shënonte tre gola qysh në pjesën e parë. [video]
Gareth Bale i dha epërsinë e parë “Mbretërve” duke shënuar në minutën e 16-të. Jodlowiec realizoi autogol katër minuta më vonë për të dyfishuar epërsinë e ekipit nga Madridi.
Vetëm dy minuta më vonë, Radoviq ngushtoi në 2 me 1 duke shënuar nga penaltia.
Asensio mbylli serinë e golave në pjesën e parë duke shënuar për 3 me 1 në minutën e 37-të. Lucas e Morata shënuan në pjesën e dytë për rezultatin përfundimtar 5 me 1. [video]

Në takimin tjetër të po këtij grupi, Dortmundi fitoi 2 me 1 si mysafir i Sportingut.
Pierre-Emerick Aubameyang dhe Weigl realizuan dy golat për Dortmundin. Ata shënuan në minutat 9 dhe 43. [video]
Golin e vetëm për portugezët e shënoi Cesar në minutën e 67-të.
Reali dhe Dortmundi prijnë në tabelën e këtij grupi me nga shtatë pikë të tubuara. Tri pikë ka Sportingu, e Legia është pa pikë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...