18 Tetor 2016 - 18:53
Pejanët nisin kampanjën me ndeshjen kundër ekipit rumun Cluj. Peja është në grupin G ndërsa ndeshjen kundër rumunëve e zhvillon nesër në orën 19:30.
Verdhezinjtë janë pjesë e Grupit G në FIBA Europe Cup së bashku me Clujin nga Rumania, Petrolina AEK nga Qipro dhe Gaziantep nga Turqia.
“Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, sidomos pas serisë pozitive që e kemi pasur këtë edicion. Në ndeshjen kundër Clujit pres që të paraqitemi sa më mirë edhe pse kundërshtari është shumë i fortë”, ka thënë Veseli.
“Nuk do të jetë lehtë të marrim rezultat pozitiv, por nuk do të dorëzohemi deri në fund. Pavarësisht grupit të vështirë në këtë garë ne do të japim maksimumin që këtë edicion debutues në FIBA Europe Cup të kemi rezultate sa më të mira”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...