Feronikeli fiton në tavolinë ndeshjen ndaj Llapit

18 Tetor 2016 - 17:56      

FFK ka vendosur që ndeshja e ndërprerë mes Llapit dhe Feronikelit në xhiron e nëntë të Superligës së Kosovës të regjistrohet me rezultat zyrtar 3 me 0 në të mirë të Feronikelit.

Ndeshja e kësaj jave u ndërpre në minutën e 56-të pasi një tifoz kishte sulmuar asistentin e parë të ndeshjes. Në atë kohë rezultati ishte 3 me 0 në favor të drenicakëve.

Arrestohet sulmuesi i gjyqtarit në ndeshjen Llapi – Ferronikeli

“1.Ndeshja e zhvilluar në Merdar ndërmjet KF Llapi – KF Feronikeli, regjistrohet me rezultatin zyrtar 3:0 në të mirë të KF “Feronikelit””, thuhet në njoftim të FFK-së, për vendimin e Komisionit të Garave

FFK ka shtuar se Llapi, që ishte organizator i ndeshjes do t’i nënshtrohet masave ndëshkuese të parapara me rregulloren disiplinore.

Llapi ka të drejtë ankese në afatin prej tetë ditësh.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...